Lajme Shqip Friday, 01 April 2011 16:33

Fier – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama peruroi sot në qytetin e Roskovecit bustin e ish- deputetit Fatmir Xhindi, i cili u vra dy vjet më parë në afërsi të banesës së tij.

Në ceremoninë përkujtimorë mernin pjesë familjarët e ish- deputetit Xhindi, qytetar të Roskovecit, antarë të kryesisë së PS etj.

Busti prej bronzi u zbulua nga Rama dhe djali i Xhindit, Anduen Xhindi, i cili falënderoi nismëtarët e këtij akti, që vlerëson meritat dhe kontributet e ish- deputetit socialist, Xhindi.

Anetari i kryesise se PS, Namik Dokle, krahas vlerësimit të figurës së Xhindit, kërkoi prej drejtësisë  zbardhjen sa më parë të kësaj ngjarje, që ka tronditur thellë jo vetëm familjarët por krejt qytetin e Roskovecit dhe politikën shqiptare.

Në të njëjtën linjë ishte edhe fjala e kryetares se deges se PS se Roskovecit, Majlinda Bufi, e cila  kerkoi gjithashtu zbardhjen e vrasjes së Fatmir Xhindit dy vjet më parë.