Lajme Shqip Saturday, 05 November 2011 08:20

Kreu i PS-së, Edi Rama, ka reaguar sërish gjatë ditës së sotme në lidhje me kalimin e ligjit në Kuvend nga ana e mazhorancës, për importin e plehrave në Shqipëri.

Sipas Ramës, “Sot Shqipëria është si një shtëpi që ka hapur derën për të mbledhur plehrat e komshinjve. Nesër do jetë shumë vonë!”

Një ditë më parë Rama u shpreh se “të thuash dua plehra nga jashtë është tradhëtia më e madhe kombëtare në kushtet kur vendi ka 1 milionë ton plehra rrugëve…”, ndërsa theksoi se Berisha po bën të njëjtën gjë me Shqipërinë, siç bëri kryeministri i Somalisë, “kur e mori në qafë vendin e vet duke e bërë kosh plehrash”.