Lajme Shqip Saturday, 26 November 2011 12:32

Tiranë-Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama nis sot një vizitë treditore në Kosovë. Në axhendën e kryesocialistit parashikohen vizita me krerë të lartë të vendit mes të cilave ajo me kryeministrin Hashim Thaci ne oren 16:30.

Rama pritet të prezantojë në shtetin kosovar librin e tij të sapodalë nga shtypshkronja, ‘Kurban’.

“Në orën 18.00, Edi Rama do të prezantojë librin Kurban përpara dashamirësve dhe qytetarëve të Kosovës, në ambientet e Muzeut Historik në Prishtinë”, thekson ne nje njoftim shtypi selia roze.