Lajme Shqip Thursday, 19 September 2013 17:20

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për rrjetin e njohur Euronews, fokusuar kryesisht tek çështja e korrupsionit.

I pyetur nëse a ka pasur tentativa për ta korruptuar atë kur ishte kryetar Bashkie, Rama e pranoi një gjë të tillë, por tha se pas refuzimit të parë, nuk ka ndodhur më.

“Kjo mund të ketë ndodhur në fillim, por pas refuzimit të herës së parë, nuk ndodhi përsëri. Ose asnjëherë nuk ka ndodhur në mënyrë direkte. Korrupsioni është një lloj kafshe që përpiqet që përmes njerëzve të ndryshëm të gjejë hapësira ku sistemi lë boshllëqe,” tha Rama.

Por ajo që ka rënë në sy nga intervista e Ramës për gazetarët e Euronews është deklarata e tij se dëshiron që Shqipëria të hyjë në BE brenda 10 vitesh.

Steven Blockman, nga Qendra për Studimin e Politikave Europiane thotë se pavarësisht reformave të mëtejshme, oferta e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE do fitojë pak mbështetje në vendet anëtare të BE-së.

“Shqipëria është vendi i vetëm më i korruptuar në Europë, një nga më të varfrit. Politika është e përzier me krimin e organizuar. Kjo hedh hije dyshimi mbi ambiciet e Shqipërisë për t’u bashkuar me BE-në. Kështu perceptohet ajo në kryeqytetet e vendeve anëtare”./tema/

 

video: http://www.youtube.com/watch?v=Ooz0VyI4u1w