Lajme Shqip Sunday, 08 April 2012 09:00

Tiranë- Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi sot një takim më të rinjtë socialist në qytetin e Durrësit nën një slogan të ri, “Anëtarësohu në Partinë Socialiste”.

Zyra e shtypit e PS-së bëri të ditur se bëri të ditur se Rama mblodhi bashkë sërisht të rinjtë jo vetëm nga qyteti por dhe nga rrethi i Durrësit në një nga ambjentet buzë detit Adriatik, duke shenuar keshtu edhe takimin e dyte me këtë slogan, pas atij që u zhvillua në qytetin e Lezhës.

Në fjalën e tij, kreu i selisërozë u shpreh se “ne duam të bëjmë një politikë të re për jetën e përditshme të qytetarëve dhe të familjeve të zakonshme”.

Kreu i opozitës u foli të rinjve për frikën që prodhon varfëria, papunësia, korrupsioni.

“Por ne duam ta kthejmë frikën në shpresë, tha ai dhe kjo vjen vetëm me bashkimin rreth Partisë Socialiste sepse ne do të garantojmë jo vetëm fitoren e zgjedhjeve por ndryshimin e rrugës së vendit, ndryshimin e politikës”.

“Do të ulim taksat për 95 përqind të qytetarëve”- siguroi Rama të rinjtë duke garantuar kështu të gjithë shqiptarët se Partia Socialiste ështe e vetmja forcë që do ndryshojë vendin.

“Kjo nuk është një betejë që fitohet nga televizori, por një betejë që fitohet në zemrat e njerëzve të zakonshëm”, u shpreh kryesocialisti Rama. (LajmeShqip.com)