Lajme Shqip Sunday, 11 December 2011 21:02

Sarandë-Kreu i opozitës në Shqipëri, Edi Rama ka shfrytëzuar promovimin e librit të tij “Kurban” në qytetin e Sarandës për të sulmuar kryeministrin e vendit Sali Berisha dhe kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, rreth komenteve që ata kanë bërë për librin e tij të fundit. 

Gjatë fjalës së tij para qytetarëve të Sarandës, Rama tha se pavaresisht se çfarë deklaron Berisha, ai e ka lexuar librin e tij “Kurban” dhe sipas Ramës, këtë gjë e tregojnë mjaft qartë komentet që ai bën.

Ndërsa për kreun e LSI-së Ilir Meta, Rama tha se beson që nuk e ka lexuar librin “Kurban”, pasi ai nuk ka lexuar ndonjë libër në jetën e tij.

Më pas Rama duke ju referuar betonizimit të qytetit jugor ka akuzuar gjykatën e këtij qyteti se po favorizon ndërtuesit duke shkatërruar vlerat turistike të Sarandës.