Lajme Shqip Sunday, 14 August 2011 15:03

Tiranë – Të dielën, pak ditë para sezonit të ri politik, Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) e ka ftuar edhe një herë thirrje spektrin politik sshqiptar të nis punën për reformën zgjedhore.

 

“Puna për reformën zgjedhore duhet të jetë gjithpërfshirëse dhe e bazuar në rekomandimet e ndërkombëtarëve”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Luan Rama.

 

Ai i ka ftuar palët të ulen, për ndërmarrë hapa konkretë, dhe ka punuar për të patur një projekt apo një draft konkret ndërsa shtoi se duhet të ndalohet ideja e bllokimit të reformës zgjedhore.

 

Lidhur me poliemikat e fundit në radhët e LSI-së për punët e të zgjedhurve të partive në institucionet që ata drejtojnë, Luan Rama nuk mohoi një ndryshim të mundëshm të përfaqësuesve të kësaj force politike në qeveri.

 

Kurse, debatet për presidentin e ri, Rama i quajti të pavend dhe të parakohshëm.