Lajme Shqip Thursday, 03 November 2011 18:27

Edi Rama  reagoi në lidhje me debatin në Kuvend për ligjin e plehrave. Ai ka thënë në faqen e vet në Twitter, se ligji i plehrave, është tradhtia më e madhe kombëtare.

Duke iu referuar fjalimit të Berishës në Kuvend, Rama ka thënë se i ka kujtuar fjalimin e kryeministrit të Somalisë, që e mori vendin e vet në qafë, duke e kthyer në kosh plehrash.

“Të thuash dua plehra nga jashtë është tradhëtia më e madhe kombëtare në kushtet kur vendi ka 1 milionë ton plehra rrugëve..

Të njëjtin fjalim ka mbajtur edhe kryeministri i Somalisë kur e mori në qafë vendin e vet duke e bërë kosh plehrash”, është shprehur kreu i opozitës. Kjo e fundit ka dalë fuqishëm kundër importit të plehrave, pasi e konsideron si një gjë katastrofale për vendin.