Lajme Shqip Wednesday, 28 August 2013 12:43

Tiranë- Në cilësinë e kryeministrit të ardhshëm të vendit, Edi Rama ka shprehur mbështetjen dhe gadishmërinë e qeverisë së tij për të ndihmuar me çdo mjet SHBA dhe aleatët e saj kundër regjimit të Damaskut. Në një dalje për mediat, Rama tha se “si qeveri e re e Shqipërisë ne do jemi kurdorë në lartësinë e aleatëve që mbështetën shqiptarët dhe në krah të tyre për t’iu përgjigjur politikës shfarorëse të armëve kimike”

“Ne do të jemi pa asnjë diskutim në krah të SHBA në çdo front beteje ushtarake. Sot ne jemi njësh me ta në shprehjen e revoltës kundër regjimit të Damaskut. Jemi plotësisht dakord që me të marrë detyrën në Kuvendin e ri, ne do të jemi në krah të Aleancës për të qëndruar në krah të popullit sirin në këtë moment të vështirë për të. Jam i bindur se Kuvendi do të jetë unanim”- përfundoi Rama.