Lajme Shqip Sunday, 13 November 2011 21:22

Kreu i selisë rozë Edi Rama ka reaguar menjëherë në rrjetin social “Twitter” pas deklaratave të kryeministrit Berisha në panairin e Agro-Biznes-Turizmit në Petrelë.

“Për cilët të pasur e ke fjalen Sali, për 99% të tyre që po i mbyt apo për 1% që po i majm? Të gjithë do paguajnë sa u takon. 95% e shqiptarëve do paguajnë më pak, ndërsa biznesmenët do shpëtojnë nga kthetrat e bizneseve të pushtetit.” ka shkruar në “Twitter” Rama.
Ndërkohë më herët kreu i qeverisë gjatë vizitës së tij në panairin e Agro-Biznes-Turizmit në Petrelë përsëriti se qeveria e tij nuk do t`i dëmtojë fermerët duke rritur taksat.

“Qeveria nuk do të rrisë taksat për fermerët e bizneset, siç kërkon Rama në një udhëheqje arkaike ndaj të pasurve. Problemet zgjidhen duke bërë çdo gjë që të varfërit të rimëkëmben, do vendosim rregulla lehtësuese për fidanet. Nëse ti rrit taksat, nuk bën gjë tjetër vecse rrit përçarjen”, deklaroi Berisha.