Lajme Shqip Wednesday, 02 November 2011 18:46

Kryetari i PS, Edi Rama, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Sali Berisha se taksimi progresiv është marksist.

PS e bëri një propozim të tillë në Asamblenë Kombëtare. Rama ka reaguar në Twitter, duke thënë se ata në PS janë marksistë si Obama, Cameron, Merkel e Sarkozy.

“Ne jemi me marksistët Obama, Merkel, Sarkozy e Cameron, madje edhe me marksistin Berlusconi. Kurse Saliu është me çunat e Bllokut te vet,” shkruan Rama.

Disa orë më herët, pasi kishte prezantuar projektin e opozitës, Rama shkroi në Twitter se kryeministri Berisha paguan taksa shumë më pak se një infermiere. “Doktori paguan më pak taksa se në opozitë, kurse një infermiere paguan 30 herë më shumë taksa që ditën kur Doktori u bë i pari i vendit.”