Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, vijon vizitën e tij në Francë. Nëpërmjet një publikimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Rama bën të ditur se ka dhënë një intervistë në radion “France Inter”, për ish-Ministrin e Kulturës së Francës, Frederic Mitterrand.
“Në radion “France Inter” me intelektualin e famshëm, ish-Ministrin e Kulturës së Francës, Frederic Mitterrand”, shkruan Rama në “Facebook”.
Ky koment është i shoqëruar edhe me një foto në studion e radios nga ku Rama ka dhënë intervistën në fjalë. Ndërkaq pritet që të publikohen detaje të intervistës në radion ‘France Inter”./BW./