Lajme Shqip Sunday, 08 April 2012 11:00

Tiranë- Kryetari i Partisë Socialistë Edi Rama ka reagur sot pas qëndrimit që shprehën përpara mediave partitë e tij aleate të cilët e akuzuan për prishje të marrëveshjes zgjedhore.

Nëpërmjet një reagimi në profilin e tij ne Tëitter, kreu i selisë rozë e ka cilësuar “reagim ne tym” deklaraten e aleateve dhe akuzat e tyre per prishje te marreveshjes per reformen zgjedhore.

“Keqardhje per reagimin ne tym te aleateve ndaj PS! PS mbron te njejten bindje me ta, por s’ka ne dore ta permiresoje pa konsensus sistemin”, shprehet kreu i PS-së.     

Partitë aleate të Partisë Socialiste akuzuan të shtunën kryesocialistin Edi Rama për prishje të marrëveshjes zgjedhore. Në një dalje së bashku para mediave kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi, i PDS-së, Paskal Milo, kreu i PDK-së, Nard Ndoka dhe ai i PSV’91, Petro Koçi, deklaruan se fitorja e PS-së në zgjedhjet e 2013-s është e dyshimtë, për sa kohë Rama po bën të njëjtat gabime, si në zgjedhjet parlamentare të 2009-s.

Sipas Gjinushit, reforma zgjedhore po degradon dhe kjo është përgjegjësi e plotë e PS-së ndërsa kreu i PDS-së, Paskal Milo, akuzoi se po bëhen të njëjtat gabime që sollën disfatën e 2009-ës, nga e cila për fat të keq, sipas tij, “nuk janë nxjerrë mesime.

Kreu PDK-së, Nard Ndoka, ka qenë më i prerë në qëndrime, duke mos përjashtuar një koalicion të mundshëm me të djathtën. ” PS e prishi marrëveshjen me aleatët për reformën zgjedhore, ndaj ka hapësira për koalicion edhe jashtë. Nuk e përjashtojmë një koalicion me PD-në”, u shpreh Ndoka. (LajmeShqip.com)