Lajme Shqip Wednesday, 03 July 2013 16:59

Tiranë – Festa e Partisë Socialiste për fitoren në Tiranë, është shoqëruar me një humor të jashtëzakonshëm nga kreu i PS-së, njëherit kryeministri i ardhshëm shqiptar, Edi Rama.

Ai ka folur për armiqësinë që kishte pasur me Pandeli Majkon para shtatë vjetësh. Madje në një moment, Rama ka kujtuar edhe se Majko ia kishte tërhequr vërejtjen atij që “të paktën të mos shkonte me çorape të kuqe” në parti.

Atëkohë kur kishin ndodhur këto gjëra, Majko ishte zgjedhur në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të paritsë ndërkaq Rama ishte votuar për kreun e PS-së.

“Ju e mbani mend që nuk shkonim aq mirë atëkohë të dy”, tregon Rama, i cili më tutje tregon se kishin shkuar bashkë me Saimirin në zyre dhe Majko i ishte drejtuar atij se a është i martuar.

“Pandi iu drejtua Saimirit …po ti i martuar je? (Me një fjalë mua s’më vërente se unë sikur isha racë pa shpresë). Pandi kthehet nga unë dhe më thotë: shiko ne kemi punuar bashkë, vajti si vajti kjo punë dhe do të punojmë bashkë por kam dy kushte për ty: e para të mos vish me çorape të kuqe në parti dhe e dyta ti japësh fund beqarisë”, ka treguar Rama. 

Video: 

 

http://www.youtube.com/watch?v=GkR0VcrqfKo#at=64