Lajme Shqip Tuesday, 15 November 2011 19:09

Kreu i selisë rozë Edi Rama ka reaguar në rrjetin social “Twitter” [pas raportit të paraqitur nga Banka Botërore në Shqipëri, e cila e përcaktonte vendin tonë me nivelin më të lartë të borxhit në rajon.

Rama është shprehur se financat shqiptare janë në fije të perit.
“Edhe Banka Botërore tha diçka nga çka ne kemi kohë që themi. Por troç: Financat shqiptare janë në fije të perit”-shkruan ai.

Më herët kryeekonomisti i Bankës Botërore Ron Hood gjatë raportit të prezantuar në një video-konferencë theksoi se vendi ynë përcaktohet shumë pranë zonës së rriskutdhe se Shqipëria përcaktohet si vendi me nivelin e borxhit publik më të lartë në rajon.