Lajme Shqip Saturday, 11 May 2013 14:48

Vlorë – Kryetari i Partisë Socialiste në Shqipëri, Edi Rama ka marrë pjesë në aktiviteti e organizuar nga Bashkia e Vlorës për hapjen e sezonit turistik në këtë qytet. Rama u shpreh se Vlora është një qytet i harruar nga qeveria në Tiranë.
“Kjo nuk është dita për fushatën tonë elektorale, por është dita për fushatën e Bashkisë së Vlorës për sezonin turistik. Vlora ka ndryshuar shumë, por do të kishte ndryshuar shumë më tepër nëse do të kishte pasur një qeveri që do ta shikonte Vlorën me sytë e zemrës, e cila do të kishte sy për të parë të shkuarën e lavdishme”, u shpreh kreu i PS-së, raporton Noa.
Ai shtoi se edhe Kosova e sheh Vlorën si kryeqytetin e Shqipërisë.
“Vlora nuk e ka pasur një qeveri të tillë në Tiranë. Ka pasur një qeveri që e ka lënë Vlorën të izoluar nga pjesa tjetër e Shqipërisë dhe nga Kosova, sepse edhe Kosova e sheh Vlorën si kryeqytetin e shtetit shqiptar, si kryeqytetin e pavarësisë, si kryeqytetin e atyre parimeve dhe idealeve që bën të nis rrugëtimi i Shqipërisë evropiane”, u shpreh Rama.