Lajme Shqip Sunday, 24 April 2011 09:18

Tiranë – Dita e Tokës, një celebrim për mjedisin kudo në botë, por që lindi në vitin 1969, pas mesazhit të senatorit Netson për të menduar për mjedisin, u përkujtua dhe në Tiranë, ndërsa kryetari i Bashkisë Edi Rama, kandidat për një mandat të katërt, kishte thirrur në një aktivitet ambasadorin amerikan Aleksandër Arvizu.

“Me të vërtetë kur kryetari i Bashkisë më telefonoi dhe tha: Dua t’ju ftoj në një aktivitet që zhvillohet në një mjedis të hapur, në fakt u entuziazmova, por dhe u bëra, gjithashtu, nervoz, sepse mendova se po më ftonte në një ndeshje basketbolli. Por, ai më shpjegoi që donte të përkujtonim një traditë në Tiranë mes kryetarit të Bashkisa dhe Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara, dhe që ka lidhje me Ditën e Tokës dhe pergjigja ime ishte: “Më trego se ku dhe kur, dhe unë do të jem atje”.

Rama tha se këtë vit në Tiranë kjo ditë festohet ende me përmasa modeste me stacionin e parë të biçikletave, si një shembull i mirë në vendet europiane. Ambasadori amerikan, krahas kryetarit të bashkisë, pati mundësinë të provonte edhe korsitë e dedikuara të biçikletave, së fundmi të vijëzuara në trotuaret e rrugëve të kryeqyetit.