Lajme Shqip Monday, 13 August 2012 17:22

Tiranë – Kryesocialisti Edi Rama reagoi nga Twitteri pas deklaratave të Partisë Demokratike, sipas të cilës PS do bëjë gjithcka për të mos votuar heqjen e imunitetit, pasi do të fshehë pasuritë e paligshme.

Për kreun e PS, këto deklarata janë tallje me shqiptarët, ndërsa ai i bën një ftesë të hapur kryeministrit të hetojë për të, pasi Rama nuk ka as imunitet.

Ai thotë se, “Vazhdon tallja me shqiptarët! Një propozim publik për KM: Ja ku jam unë pa imunitet, vërteto një akuzë të vetme në mijëra që ke bërë ndaj meje”.
Rama shton se kryeministri nuk mund të vërtetojë akuzat ndaj deputetëve të PS. 

“Asnjë provë nuk ka kryeministri as për terë atë lumë akuzash ndaj deputetëve të PS që vijnë nga bota e sipërmarrjes! Imuniteti s’ka lidhje në këtë mes. Asnjë vend normal s’do e pranonte një ditë të vetme për kryeministër një shpifës që cdo ditë ngre akuza në hava ndaj opozitës e s’vërteton dot asnjë”, vijon deklarata e tij. (LajmeShqip.com)