Lajme Shqip Thursday, 19 September 2013 12:46

Tiranë- Kryeministri Edia Rama garantoi sot se në menyre të menjëhershme do të adresohen disa ceshtje kyce për të nisur një proces rimekembje tëekonomise në afat të shkurtër. Duke folur gjate një seminari rajonal të organizuar nga Banka e Shqiperise, Rama u shpreh se garantuar sot shlyerjen e borxhit që shtetit ka ndaj sipërmarrjeve private.

“Ne duam të mbeshtetemi mbi politikat themeltare të hapjes se tregjeve, privatizimeve që jane të patjetersueshme në një proces demokratizimi tëekonomise, por në besojme për vetë përmbajtjen dhe numrin e popullsise sonë që ndryshimi i marredhenieve të shtetit me ekonomise, qeverise me sipërmarrjes, është një baze mbi të cilen mund të ngremë shume më pas. Duam që të ndertojmë model të ri të rritjes së qendrueshme ekonomike dhe të orientohemi drejt një marredhenie të re me biznesin, politika të punesimit dhe të stimulimit dhe mbeshtetjes së financimeve në ekonomi”- tha Rama.
Sa i përket borxhit të vendit, ai u shpreh se ai do të shlyhet pavarësisht kostove.

“Ne po përgatiteti që ta shlyejmë një orë e më parë këtë borxh. Nuk mundemi që ta lëmë në kurriz të kompanive që po asfiksohen nga ky borxh. Dhe ne do të shlyejmë këtë borxh me çfarëdo lloj kostoje” tha Rama.