Prishtinë – Kryeministri i zgjedhur i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se ka emëruar Shkelzen Maliqin Këshilltar të tij për çështje rajonale.
Në një njoftim në rrjetin social Facebook, Rama e ka quajtur Maliqin intelektual të madh dhe të pavarur të Kosovës.
“Kabineti i ri i kryeministrit do të ndryshojë thellësisht. Numri i madh deri më sot i këshilltarëve do t’ia lërë vendin një bërthame strategjike njerëzish me cilësi të spikatura, të cilët do të luajnë rol kyç në përgatitjen e vendimmarrjes. Njëri prej tyre do të jetë edhe një intelektual i mirënjohur e i mosvarur, që do të vijë nga Prishtina, për të ndihmuar në jetësimin e rolit që parasheh për Shqipërinë në rajon programi ynë i Rilindjes – Shkelzen Maliqi”, ka shkruar Rama.
Sipas Kryeministrit në ardhje të Shqipërisë emërimi i Shkelzen Maliqit në kabinetin e tij lidhet me proceset inetgruse të rajonit në BE.
“Ne duam të ecim më shpejt në drejtim të Kosovës e të fqinjëve të shqiptarëve në tërësi, për të mundësuar të gjithë bashkë projektin e një rajoni plotësisht të integruar në Europën e Bashkuar. Marrëveshja e Kosovës me Serbinë ka shënuar fundin e konflikteve të bartura nga ish-Jugosllavia dhe ka hapur një horizont të ri mundësish që na takon ne, njerëzve të këtyre territoreve t’i kthejmë në zhvillim ekonomik, social e kulturor rajonal pa humbur vite të tjera të çmuara. Shkelzen Maliqi na është bashkuar për këtë qëllim të lartë fisnik”.
|

7 April 2014 12:12
19 January 2014 11:52
18 January 2014 16:55
28 December 2013 14:38
22 December 2013 13:19
26 November 2013 15:47
18 October 2013 14:12
8 October 2013 21:28
23 September 2013 10:24
19 September 2013 15:27