Lajme Shqip Monday, 21 November 2011 19:19

Beograd- Ish-sekretarja shtetërore e SHBA-së, Kondoliza Rajs në librin e saj të publikuar pak kohë më parë shkruan se presidenti amerikan Xhorxh Busha ka dashur ta njohë pavarësinë e Kosovës në vitin 2007.

Bush ka qenë i pakënaqur që partnerët evropian e kanë anuluar datën e publikimit të pavarësisë së Kosovës.

Në një pjesë të librit, Rajs përshkruan një periudhë të negociatave për statusin e Kosovës, i cili sipas fjalëve të saj, ka sjellur deri në krijimin e planit të Marti Ahtisarit me të cilit rekomandohet pavarësia e Kosovës.