Lajme Shqip Friday, 22 July 2011 08:35

Tiranë – Dhjetra qytetarë, të mbledhur mbrëmë para Piramidës, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, zhvilluan një tubim kundër shembjes së saj.

Gjatë tubimit, qytetarët firmosën edhe një peticion kundër shembjes së këtij objekti. Peticioni është firmosur edhe nga disa intelektualë, të cilët kanë mbështetur tubimin e sotëm.

Arkitekti Artan Shkreli tha se vendimi për shembjen e kësaj strukture është absurd.

Kuvendi i Shqiperisë, miratoi pak ditë më parë, vendimin për shembjen e Qëndrës Ndërkombëtare të Kulturës “Pjetër Arbnori”, e njohur si Piramida, për të ndërtuar në këtë vend Parlamentin e ri.