Lajme Shqip Wednesday, 19 August 2015 08:00

Menaxhmenti i ri i MPMS-së nuk u njoftua asnjëherë se dy drejtorë të saj, Defrim Rifaj dhe Kujtim Dula, u dënuan në një rast trafikimi.

MPMS-ja kuptoi nga “Koha Ditore” se dy drejtorë të saj u shpallën fajtorë në një rast trafikimi.Gjykata konstatoi se ata shpërdorën pozitën duke lëshuar kundërligjshëm leje pune për shtetaset moldaviane që u prostituuan.

Por zyrtarë të Qeverisë së kaluar nuk e suspenduan Rifajn as gjatë hetimeve, duke ia mundësuar kontaktin me lëndët për të cilat po ndiqej.

Sipas sekretarit të ri të ministrisë kjo është shkelje. Por drejtorët nuk mund të largohen nga puna, meqë gjykata u shqiptoi vetëm gjobë për vepër penale.