Lajme Shqip Friday, 21 August 2015 10:26

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj, të premten, ka miratuar projektligjin për Statusin e Personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik si dhe projektligjin për Mjekësinë Ligjore, njofton Klan Kosova.

Me këtë rast zv.ministri i Drejtësisë, Lirak Çelaj, ka thënë se ky projektligj definon gjërat dhe çështjet që kanë të bëjnë me mjekësinë ligjore.

Qeveria e Kosovës po ashtu i ka rekomanduar presidentes Atifete Jahjaga, që të autorizojë ministrin e Financave, Avdullah Hotin, që të nënshkruajë marrëveshjen e kredisë me Bankën Botërore për sistemin e arsimit në Kosovë.

Veç vendimeve tjera, nga sot me vendim të qeverisë është formuar Këshilli Kombëtar për Ndryshime Klimatike.