Lajme Shqip Sunday, 18 March 2012 14:27

Madrid – Ka folur për herë të parë për Kosovën që prej marrjes së detyrës kryeminstri spanjoll, Mariano Rajoy.

Ai ka përsëritur se vendi i tij nuk e ka ndërmend ta njohë pavarësinë e Kosovës, sepse mes tjerash është kundër “shpalljeve të njëanshme të pavarësisë”.

Komenti i tij ka ardhur në Parlament kur është pyetur nga deputeti opozitar i partisë së vogël, CiU Josep Antoni Duran Lleida. Ai i ka thënë Rajoyit të shpjegoje se arsyet janë të brendshme, dhe jo të jashtme për mosnjohje.

Duran Lleida ia ka kujtuar se aleatët e Spanjës e kanë njohur Kosovën dhe këtë duhet ta bëjë edhe Spanja. Por, Rayoj tha se mosnjohja është në interesin nacional të Spanjës.

“Nuk do të kishte asnjë kuptim që pasi e përkrahëm qeverinë e kaluar tani ta ndërrojmë qëndrimin tonë për atë që bënte më herët qeveria. Kjo që po bëjmë i përshtatet interesave të përgjithshme të spanjollëve”, ka thënë Rajoy.