Lajme Shqip Monday, 18 April 2011 10:37

Prishtinë – Qeveria shqyrton sot programin e zhvillimit ekonomik të Kosovës, të hartuar javën e kaluar në Bullgari.

Gjatë mbledhjes së rregullt të qeverisë, kryeministri Thaçi pritet t’ia prezantojë këtë program kabinetit qeveritar, dhe prioritetet kryesore të zhvillimit të vendit.

Ky dokument konsiderohet strategjik dhe parasheh vizionin për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të vendit. Pas miratimit në qeveri, do të kalojë në Kuvend për diskutim dhe miratim.

Plani për zhvillim ekonomik pritet të përfshijë objektivat buxhetore, infrastrukturore, bujqësore, zhvillimin e sektorit të energjisë e të minierave dhe atë të partneritetit publiko-privat.