Lajme Shqip Monday, 21 November 2011 18:00

“Sundimi i rendit dhe ligjit mbetet një ndër prioritetet kryesore në axhendën e qeverisë së Kosovës,” tha sot kryeministri Hashim Thaçi në takimin e Bordit të Përbashkët Koordinues për Sundimin e Rendit dhe Ligjit.

Kryeministri i vendit Hashim Thaçi theksoi se shtrirja e sovranitetit në tërë territorin e vendit, zbatimi i plotë i ligjeve dhe zbatimi i plotë i axhendës evropiane mbesin disa nga sfidat me të cilat po ballafaqohet qeveria që ai drejton. Në hapje të takimit të Bordit për sundimin e ligjit, kryeministri shprehu përkushtimin e institucioneve të vendit në luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimin e zbatimit të plotë të ligjeve.

Shefi i misionit të Eulex-it, Xavier de Marnhac, tha se ‘Raporti i progresit’ i Komisionit Evropian i ka qartësuar prioritetet të cilat kanë të bëjnë me sundimin e rendit dhe ligjit.

Cut : Gjatë vitit të kaluar Qeveria, Komisioni Evropian dhe Eulex-i kanë përforcuar bashkëpunimin e tyre të ngushtë më  Bordin e përbashkët koordinues dhe, jam i kënaqur që të raportoj se kemi forcuar bashkëpunimin në promovimin e rendit dhe ligjit. Ky duhet të mbetet përfundimisht një proçes i përbashkët. Vëmendja e publikut dhe e ndërkombëtarëve është fokusuar në  situatën e veriut të vendit, ne të gjithë e dimë se jemi duke bërë përpjekje për të përmirësuar kualitetin e jetës së qytetarëve të Kosovës.

Në këtë takim të Bordit Koordinues do të përcaktohen prioritetet për vitin 2012, që do të jenë të përbashkëta për Qeverinë e Kosovës, Gjyqësorit dhe  komponentëve të Eulex-it, si dhe Komisionit Evropian.