Lajme Shqip Tuesday, 18 August 2015 09:57

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së Xhevdet Qeriqi ka marrë ftesë që të paraqitet sot në orën 09:00 në stacionin nr. 2 të policisë për intervistë lidhur me protestën e veteranëve të mbajtur më 7 gusht të këtij muaji

Qeriqi thotë se do t’i përgjigjet ftesës, por deklaratë nuk do të japë dhe këtë do ta bëjë kur të vijë puna në prokurori.

“Do të paraqitem, sepse luftën e kam bërë shtet ligjor, prandaj do të respektoj institucionet, megjithëse e kam ditur edhe atëherë, e di edhe tash se këto janë veprime me motive politike”, deklaroi Qeriqi për KosovaPress-in.

Ai njofton se është i vetmi nga pjesëmarrësit në protestë që është thirrur për intervistë në polici, ngase i ka pyetur edhe shokët e protestës dhe asnjë prej tyre nuk ka marrë thirrje.