Lajme Shqip Wednesday, 15 August 2012 09:20

Tiranë – Kryetari i Komunës Dajt, Kujtim Qefalia bëri të ditur mbrëmjen e së martës, se situata është tepër serioze pasi zjarri kërcënon Parkun Kombëtar të Dajtit. Qefalia bëri apel për ndërhyrje nga ajri.

“Situata me zjarri ka qenë e vështirë dhe e komplikuar. Në vendin ku shpretheu zjarri ka qenë e vështirë të ndërhysh. Lajmruam zjarrfikëset, prefektin e Tiranës sepse komuna nuk ka mjetet e duhura për situata të tilla. Zjarri po kërcënon Parkun Kombëtar të Dajtit, kërkojmë ndihmë. Ndërhyrja të bëhet nga ajri”, tha Qefalia në një lidhje telefonike për TVNews24.

Qefalia tha se zjarri është ende larg banesave të fshatarëve. Sipas tij, komuna dhe banorët kanë bërë të pamundurën për të shuar flakët.
“Pati ndihmë nga ushtria dhe zjarrfikëset, por nuk mund të ndërhynin në brendësi të vatrës”.

Flakët e zjarrit në faqen e malit të fshatit Priskë shpërthyen të dielën rreth orës 15:00. Aktiviteti i zjarrit u shtua prej erës dhe temperaturave të larta duke zgjeruar vatrën. Zjarri prej 3 ditësh dogji shkurre dhe pisha. (LajmeShqip.com)