Lajme Shqip Friday, 05 October 2012 13:35

Prishtinë – Kroacia mbështet normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Për Kroacinë çështja e statusit të Kosovës është diskutim i mbaruar. Vlerësimin e dha sot ministria e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Vesna Pusić pas takimit me ministrin Hoxhaj. Edhe pse Kroacia do të jetë shumë shpejt në BE, interesimi i saj është për stabilitet në rajon, tha Pusic duke veçuar edhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë:

“Kroacia është mjaft e pjekur politikisht që të kuptojë se e rëndësishme është arritja e qëllimit, sic është stabiliteti dhe marrëdhëniet normale ndërmjet shteteve në rajon. Nuk jemi të interesuar vetëm të lëjmë përshtypje të mirë dhe të tregojmë vehten se jemi më të mirët në reforma. Kroacia është e interesuar që të ketë gjithnjë stabilitet në rajon dhe për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ne jemi këtu”.

Ministri Hoxhaj falenderoi Kroacinë për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Kosovës. Ai tha se Kosova do të nënshkruaj një marrëveshje me Kroacinë për cështje të integrimit evropian. Për këyë arsye, Hoxhaj paralajmëroi vizitën e kreut të Qeverisë Hashim Thaqi në Kroaci, në muajin nëntor, me qëllim të forcimit të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dy vendeve. (LajmeShqip.com)