Lajme Shqip Tuesday, 15 September 2015 08:18

​Qendra për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim (QHDP) sot në Qendrën Informative dhe Kulturore të Bashkimit Evropian (EUICC) në Prishtinë, nga ora 10:30 bën lancimin e hulumtimit “Mbrojtja e dëshmitarëve në Republikën e Kosovës”.

Ky hulumtim përmban një analizë mbi politikat për mbrojtjen e dëshmitarëve duke dhënë një vështrim të përgjithshëm mbi ligjin e aplikueshëm për këtë çështje dhe duke identifikuar sfidat kyçe rreth tij.

Me këtë rast, siç njoftoi organizatori, janë ftuar zyrtarë relevantë shtetëror për çështjen në fjalë.