Lajme Shqip Monday, 03 June 2013 17:30

Prishtinë – Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar në faqen e saj zyrtare të internetit regjistrat e deklarimit të pasurisë të  zyrtareve të lartë publik nga Presidenca, Kuvendi i Kosovës, Qeveria,  Agjencia kundër Korrupsionit Gjykatat e Kosovës si dhe Prokurorit, të cilët janë të përfshirë në listën e zyrtarëve të lartë publik në pajtim me Ligjin për Deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë, dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave. 

“Në këtë fazë,  janë publikuar regjistrat e rreth 1900 zyrtarëve të lartë publik që përfshijnë vetëm zyrtarët e  institucioneve të lartë përmendura, ndërkaq,  AKK është duke  punuar  maksimalisht që pjesa tjetër e  regjistrave të  formularëve të  deklarimit të  përfundoj dhe  të  bëhen publike brenda një periudhe sa më shpejtë që është e mundur”, njofton AKK.

Gjatë  bartjes së të dhënave që deklarohen në formularin e deklarimit të pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publik tek  regjistrat e deklarimeve,  mund të ndodhin lëshime  teknike apo formulime të gabuara  andaj kërkojmë nga zyrtarët e lartë publik qe të na njoftojnë sa ma shpejtë që është e mundur në mënyrë që të bëhen  përmirësimet dhe  për ti shmangur  paqartësitë që mund të krijohen. 

Regjistrat e deklarimit të pasurisë, ,mund të shihen duke vizituar web faqen e Agjencisë www.akk-ks.org,  më saktësisht  klikoni mbi butonin Deklarimi i Pasurisë i cili gjendet në anën e djathtë të faqes.