Lajme Shqip Thursday, 31 March 2011 16:34

Prishtinë – Para pak kohësh ka përfunduar protesta e sindikalistëve të PTK-së para Kuvendit të Kosovës. Pas një takimi me kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, kryetari i Sindikatës, Milazim Alshiqi, ka thënë se miratimi i shitjes së PTK-së është i kundërligjshëm dhe se do të kërkohet interpretim për këtë në Gjykatën Kushtetuese të vendit.

Ai ka thënë se nëse nuk realizohen kërkesat e tyre për mosshitjen e PTK-së, do të radikalizohen protestat dhe do të jenë më të dhunshme.

Gjithashtu, në ndërkohë, ai ka paralajmëruar se qëllimisht punëtorët në sektorë të ndryshme do të punojnë për ta vështirësuar komunikimin për konsumatorët e PTK-së.