Lajme Shqip Tuesday, 16 August 2011 13:02

Tiranë – Për raportin e OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet e 8 majit, ka reaguar sot Partia Socialiste e Shqipërisë.

Sipas zyrtarëve të kësaj partie, raporti nuk është bazuar në ligj, por në vendimet e KQZ-së.

Raporti i OSBE-ODIHR-it shënon pikën më të zezë nga viti 2005 për Shqipërinë, kanë thënë zyrtarë të PS-së, duke thënë se aty përmenden kërcënime dhe mbushje të kutive.

KQZ manipuloi me komandë politike, tha PS, dhe ftoi kryetarin e sapozgjedhur të Tiranës “që të japë dorëheqje, ashtu si dhe kryeministrin Berisha, për shkak të imazhit të zi që i dhanë Shqipërisë në këto zgjedhje”. (LajmeShqip.com)