Tiranë – Anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme të Partisë Socialiste, kanë zgjedhur sot kreun e ri të kësaj asambleje. Me 168 vota pro, Gramoz Ruçi është rizgjedhur si kryetar i asamblesë.
Gramoz Ruçi ishte kandidatura e vetme për kreun e asamblesë, post të cilën ai e mbante edhe më parë. Më parë, anëtarët e asamblesë zgjodhën Sekretariatin Ekzekutiv të PS-së.
Në votimet e bëra sot u vendos që sekretar organizativ të jetë Blendi Klosi, sekretar për çështjet zgjedhore, Damian Gjiknuri, sekretar për programin, Ilir Beqja, sekretar për pushtetin vendor, Bashkim Fino, sekretar për grupet e interesit, Arben Ahmetaj, sekretar emigracioni, Erjon Veliaj, sekretar për koalicionet, Ndre Legisi dhe sekretar për koordinimin, Fatmir Xhafaj.
Votimet janë bërë të fshehta dhe në mënyrë elektronike.