Lajme Shqip Monday, 28 March 2011 19:55

Tiranë – Kryesia e Partisë Socialiste e mbledhur të hënën pasdite, miratoi listën e kandidatëve për kryetarë bashkie dhe komune, që do të konkurojnë në zgjedhjet vendore të 8 majit.

Sipas të dhënave nga selia e PS-së mësohet se emrat e kandidatëve të vendosur janë: në Tiranë Edi Rama, në Elbasan rikandidon Qazim Sejdini, në Korçë Niko Peleshi, në Vlorë Shpëtim Gjika, në Lezhë Gjok Jaku, në Lushnje Fatos Tusha, në Sarandë Stefan Çipa, në Berat Fadil Nasufi, në Pogradec Artan Shkëmbi, në Shkodër Genc Uruçi, në Kukës Alfred Cenga, në Durrës Vangjush Dako, në Gjirokastër Flamur Bime etj.

Ora 24:00 e ditës së sotme është afati i fundit i regjistrimit të kandidatëve për të konkuruar në garën elektorale të 8 majit. Pasdite në KQZ u regjistrua kanditati zyrtar i Partisë Demokratike për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha.