Lajme Shqip Monday, 06 February 2012 16:40

Mitrovicë- Për referendumin që do të mbahet në katër komunat në veriun e Kosovës, strukturat paralele serb kanë bërë të dituar se do të shtypin 40.000 fletëvotime një pjesë e tyre do të jetë edhe në gjuhën shqipe ka bërë të dituar Liljana Lumoviç, kryetare e Komisionit për Organizimin e Referendumit në veri të Mitrovicës.

Sipas saj referendumi do të mbahet në kohën që është vendosur më herët,  pra më 14 dhe 15 shkurt dhe e tërë ky organizim është duke u bërë në kordimin me 4 kamunat. Fletët e votimit do të shtypen në Zubin-Potok dhe në to do të jetë pyetja: “A i pranoni institucione e të ashtuquajtures Shteti i Kosovës”.

“Një numër i këtyre fletëve të votimit do të jetë edhe në gjuhën shqipe pasi në komunën e Zubin Potokut, konkretisht në fshatin Çabër, jetojnë rreth 600 shqiptar të cilët nëse dëshirojnë mund të marrin pjesë në referendum” ka thënë Lumoviç. 

“Gjykata do të kryejë punën e saj ligjore në 4 komunat ndërsa tani janë thirrur edhe vëzhgues ndërkombëtar” ka thënë ajo.

Në anën tjetër Sllavisha Ristiç, i ashtuquajturi kryetra i komunës së Zubin-Potokut ka theksuar se në këtë komunë jetojnë rreth 600 shqipatrë në fshtain Çabër dhe kanë të drejtën e votimit dhe me këtë, ne duhet t’iu japim mundësi që ata persona të votojmë nëse dëshirojnë e të japin mendimin e tyre për referendum, pasi ata do t’i marrin fletët e votimit në shqip për referendum.    

Ndërsa që Kërstimir Pantiç, i ashtuqujturi kryetar i Komunës së veriut të Mitrovicës ka ripohuar se nuk do të heqin dorë nga referendumi dhe se qytetarët do të deklarohen kundër pranimit të institucioneve të Kosovës dhe me këtë rast do të forcohen pozitat e Qeverisë së Serbisë në ruajtjen e Kosovës në gjirin e saj.

“Referendumi në këtë pjesë do të tregojë se qytetarët në mënyrë unanime do të deklarohen se janë kundër vendosjes së institucioneve të Kosovës, pasi ata i kanë institicionet e tyre” ka thënë Pantiç.

Ndërsa për akuzat se referendumi do të dëmtojë serbët në pjesët tjetër të Kosovës, Pantiç ka theksuar se referendumi për këtë është dhe duhët të mbahet edhe në ato pjesë.  Për këtë Qeveria duhet që të shpallë zgjedhje e ardhëshmë në të gjithë territorin e Kosovës.