Lajme Shqip Tuesday, 14 February 2012 13:52

Beograd- Boris Tadiç i fut sërish hundët në Kosovë. Zyra e Presidentit serb ka bërë me dije se Tadiç ka marrë vendim që të japë për çdo muaj të ndajë një shumë të caktuar dhe ta mbajë financiarisht Amsera Rekan.

Amsera është e vetmja e mbijetuar të tragjedisë së Restelicës, e cila është kthyer në një simbol force për popullin e Kosovës pas tragjedisë që goditi vendin duke i marrë jetën 9 personave.

Këtë presidenti i shtetit fqinj mendon ta bëjë derisa Amsera të mbushë 18 vjeç. Mbetet për të parë si do të reagojë familja Reka për këtë ofertë, pasi që kanë marrë gjithë ndihmën e përkrahjen e institucioneve të Prishtinës