Lajme Shqip Monday, 02 April 2012 19:29

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmussen, tha se Aleanca nuk e ka të qartë se çka ka ndodhur në kufirin Kosovë-Serbi, ku ishin arrestuar dy policë të Kosovës nga policia e Serbisë.

“Aktualisht, ne nuk kemi fotografi të plotë të asaj se çka ka ndodhur. Qartazi, NATO-ja është e shqetësuar për zhvillimin e fundit, por ne jemi të sigurt se palët përgjegjëse do të jenë në gjendje ta zgjidhin çështjen”, tha Rasmussen sot në Bruksel, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me arrestimin e dy policëve të Kosovës nga policët e Serbisë, në brezin kufitar në Merdare, raporton REL.

Tashmë, është konfirmuar se policët Shukri Bunjaku dhe Sami Beqiri, i janë dorëzuar misionit EULEX dhe janë kthyer në Kosovë.