Lajme Shqip Thursday, 27 June 2013 10:55

Prishtinë– (E plotësuar) Protestuesit e Vetëvendosjes, kanë filluar të shpërndahen pas ratifikimit të Marrëveshjes në Kuvendin e Serbisë.

Ata kanë nisur të shpërndahen të qetë ndërkohë kanë lënë të kuptohet se kjo nuk do jetë protesta e fundit kundër marrëveshjes. 

Arrestohen 68 protestuesë, lëndohen 17 policë

 

Prishtinë – Policia e Kosovë përmes një komunikate për media njoftoi për arrestimin e 68 protestuesve, ndërsa gjatë kësaj proteste deri tani janë lënduar 17 policë. “Si vazhdimësi e protestës së dhunshme nga ana e protestuesve zyrtarët policorë të caktuar me plan operativ në detyrë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, janë detyruar që proporcionalisht të veprojnë dhe njëherit të reagojnë për të vënë situatën nën kontroll.

Edhe përkundër thirrjeve të vazhdueshme nga ana e zyrtarëve policorë që të protestohet në mënyrë të qetë, të ndërpriten sulmet e vazhdueshme me mjete të ndryshme të forta, si: gurë dhe ngjyrë drejt zyrtarëve policorë, protestuesit kanë vazhduar me sjellje të dhunshme kundërligjore duke bllokuar përkohësisht edhe rrugën e UÇK-së.

Si pasojë e veprimeve dhe sjelljeve të tilla nga ana e protestuesve deri në këto momente shtatëmbëdhjetë (17) zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore. 

Gjatë intervenimit policor deri tani janë shoqëruar për në stacionet policore gjashtëdhjetë e tetë (68) protestues të cilët po trajtohen në bazë të procedurave ligjore dhe konventës për respektimin e të drejtave të njeriut.

Lidhur me shoqërimin e personave në stacionet policore, të gjitha veprimet policore janë duke u ndërmarrë nën autorizimin e prokurorëve kujdestarë”, njofton Policia.

 

 

Prishtinë – (E plotësuar)  Lista e të arrestuarve të konfirmuar deri më tani, sipas VV-së : 

1.    Adile Gashi,

2.    Afrim Hoxha,

3.    Agim Lajthiza,

4.    Agron Gashi,

5.    Aida Dërguti,

6.    Arbër Krasniqi,

7.    Ardian Dema,

8.    Armend Krasniqi,

9.    Arsim Maqastena,

10.    Avni Rudaku,

11.    Bashkim Berisha,

12.    Bekim Shkodra,

13.    Bujar Bërbatovci,

14.    Dardan Molliqaj,

15.    Deni Rakoci,

16.    Durim Elshani,

17.    Edon Buca,

18.    Egzon Azemi,

19.    Endrit Shatri,

20.    Etleva Malushaj,

21.    Frashër Krasniqi

22.    Jakup Demiri,

23.    Kastriot Shehu,

24.    Kenan Trupi,

25.    Korab Korça,

26.    Liridona Avdiu,

27.    Lirim Gashi,

28.    Mërgim Duli,

29.    Nderim Kuka,

30.    Nol Nushi,

31.    Osman Mustafa,

32.    Pajtim Havolli,

33.    Riad Berisha,

34.    Samir Begu (i lënduar në dorë),

35.    Selman Sokoli,

36.    Valon Hoti,

37.    Veton Dragusha,

38.    Vlorian Molliqaj,

39.    Xhelal Shyti (i lënduar në krah),

40.    Xhelal Sveçla.

 

(E plotësuar)Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se janë arrestuar deri tani më shumë se 20 protestues. Raportohet ndërkaq se janë lënduar tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës .

 

Protestuesit pengojnë deputetët të hynë në Kuvend

 

(E plotësuar) Protestuesit vazhdojnë grumbullimin te Kuvendi i Kosovës ndërkaq raportohet se kanë arritur edhe Forca të Njësisë Speciale të Kosovës.

Organizatorët u kanë bërë thirrje protestuesve që të mos harxhojnë shumë energji duke fishkëllyer, duke paralajmëruar se ata do të qëndrojnë aty për të penguar ratifikimin. 

Prishtinë – Qindra protestues i janë përgjigjur thirrjes së Vetëvendosjes për të penguar ratifikimin e Marrëveshjes në Kuvend.

Protestuesit kanë bllokuar të gjitha hymjet që çojnë në Kuvendin e Kosovës, derisa kanë penguar deputetët të hyjnë në Kuvend.

Në disa raste, protestuesit janë përleshur me Policinë ndërkaq në hymjen kryesore të Qeverisë së Kosovës, janë parë të kenë ndodhur edhe disa arrestime të protestuesve.

Protestuesit kanë brohoritur “Me hajna, nuk ka shtet”, “Marrëveshja nuk kalon” etj.