Lajme Shqip Saturday, 11 May 2013 08:41

Preshevë  – (E plotësuar) 

Nën organizimin e subjekteve politike dhe organizatave joqeveritare të Luginës së Preshevës ashtu siç ishte paralajmëruar në qendër të Preshevës pikërisht para komunës aty edhe ku u largua lapidari i UÇPMB-së, kanë proertstuar mijëra shqiptare kundër politikës diskriminuese të regjimit të Beogradit në Luginë, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”
Në protestën kundër politikës diskriminuese serbe në Luginë, morën pjesë gjithë liderët nga Kosova Lindore. Të gjithë njëzëri dënuan politikën sistematike represive serbe mbi popullatën shqiptare në Luginë duke kërkuar nga faktori ndërkombëtare nderhyrje dhe përfshirjen e Luginës së Preshevës në procesin e dialogut në Bruksel.
Protestuesit kërkuan edhe bashkim të Luginës së Preshevës me Kosovën
Protestuesit pos flamujve kombëtar mbanin edhe flamuj amerikan, evropian si dhe afishe ku dënohej politika antishqiptare. Kurse në afishet që mbanin në duar protestuesit kërkohej kthimi i lapidarit të UCPMB-së, heqja e lapidarit serb në Llucan si dhe kërkesa “duam Preshevën në dialogun e Brukselit”, “duam Universitet”, “pa recipricitet ska stabilitet”, “Lugina kërkon atë çfarë e duan serbët e veriut në Kosovë…”, “Stop Diskriminimit”, “Jo Militarizimit të Luginës”, “Nadal Spastrimin Etnik të Shqiptarëve nga trojet e veta në Luginën e Preshevës..” si dhe ajo për “bashkim të Luginës me Kosovën “
Lideri i Lëvizjes së Progresit Demokratik, Jonuz Musliu, e ka vlerësuar lartë dinjitetin e protestës së qetë kundër diskriminimit sistematik të Beogradit zyrtar. Musliu ish-drejtor politik i SHP të UCPMB-së për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” gjatë prtestës ka deklaruar se ” regjimi diktatorial i serbisë duhe të ndal ndjkejet , arrestimet arbitrare ndaj të rinjve shqiptarë e posaçërisht të ish-ushtarëve të UÇPMB-së, të cilët për motive politike bastisen, arrestohen dhe burgosen vazhdimisht.”

Presheva kërkon ndërhyrje ndërkombëtare në Luginë
Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës përmes kësaj proteste gjithpopullore kërkoi lirimi i të burgosurve të pafajshëm shqiptarë dhe ndërprerja e praktikës së vjetër të Beogradit, për dënimin e shqiptarëve. Sipas tyre, diskriminimi sistematik i shqiptarëve nga pushteti aktual i Beogradit, nuk ka të ndalur. Rruga institucionale për zgjidhjen e problemeve të grumbulluara me vite në këto hapësira etnike, nuk po jep rezultate të kënaqshme.
Lidërët e Luginës kërkuan nderhyrje të faktorit dërkombëtar në ndaljen e politikës antishiptare serbe në Luginën e Preshevës, ndërsa nga Beogradi kërkuan të ndalë provokimet të cilat mund të shkallzijnë situtën ashtu të brishtë në Luginë.

 

Lugina e Preshevës, sot mban protest gjithë popullorë, kundër diskriminimit sistematik ndaj tyre.

Sipas organizatorëve, protesta mbahet edhe si shenjë revolte ndaj mospërfshirjes së shqiptarëve të Luginës, në mënyrë reciproke ashtu si edhe serbët në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Protesta që është thirrur nga përfaqësuesit e partive politike në Preshevë, nis në orën 12, në sheshin kryesor të Preshevës.

Ndërkohë, dje Lëvizja për Bashkim ka shprehur mbështetjen ndaj protestës së shqiptarëve në Luginë.