Lajme Shqip Monday, 27 May 2013 10:51

(E plotësuar) Protesta e sotme e organizuar kundër EULEX-it, tashmë  ka përfunduar e qetë. Në protest morrën pjesë mijëra qytetarë, në mesin e të cilëve ishte edhe veprimtari i ҫështjes kombëtare, Adem Demaҫi.

Demaҫi kërkoi nga EULEX-i që të mos e provokojë popullin, duke dënuar luftëtarët e Kosovës, e duka ia bërë qejfin ҫetnikëve në Beograd. Poashtu, deklaroi para protestuesve  se EULEX-i duhet të zbardhë fatin e Ukshin Hotit, maskarën e Dubravës dhe krimet e tjera nga Serbia.

Me përfundimin e protestës së sotme, organizatorët e kësaj proteste paralajmëruan reagime të tjera, veprime dhe protesta për mbrojtjen e luftës dhe ushtarëve të UҪK-së. Ata theksuan se sot nuk kanë protestuar vetëm kundër EULEX-it, por edhe kudnër strukturave të tjera ndërkombëtare.

Gjatë protestës, ata kërkuan që mandati ekzekutiv urgjentisht, t’i mirret EULEX-it.

 

————————-

Si reagim ndaj akuzave për krime lufte dhe arrestimeve të disa ish-komandantëve të UÇK’së, sot do të protestojnë kundër EULEX’it organizatat e dala nga lufta.

Në Parkingun e Pallatit të Rinisë në orën 11:30, do të bëhet takimi i protestuesve.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ka shqiptuar masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh për Grupin e Drenicës, të cilët akuzohen për maltretime ndaj civilëve në burgun e Likocit gjatë qershorit të vitit 1998, pas kërkesës së prokurorit të rastit Mauricio Salustro.

Ish komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi; ish Komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku; komandanti i brigadës 111 Jahir Demaku; Zeqir Demaku, Sahit Jashari, Avni Zabeli dhe Hysni Thaçi, janë të akuzuar për krime luftë ndaj civilëve.

Sot pritet që avokatët mbrojtës t’i drejtohen gjykatës, duke ushtruar ankesë në vendimin e saj për arrestin shtëpiak.