Lajme Shqip Monday, 30 April 2012 15:25

Tiranë – Komisioni parlamentar i Ligjeve nisi të hënën diskutimin e projektligjit “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, i propozuar nga Ministria e Drejtësisë.

Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e relatorit, vërejti se drafti i paraqitur ka elementë të paqartë të cilat duhen riparë në tërësi nga ekspertët e Ministrisë së Drejtësisë.

Opozita nga ana e saj kërkoi që në komision të thirren përfaqësues të shoqatave të pronarëve në mënyrë që të dëgjohet dhe mendimi i tyre për pr/ligjin.

Gjithashtu, gjatë mbledhjes së sotme komisioni i Ligjeve miratoi dhe ratifikimin e dy marrëveshjeve të rëndësishme me qeverinë kroate: ajo “për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit”, si dhe “për ndihmë të ndërsjellë në rast të fatkeqësive dhe aksidenteve të mëdha”. (LajmeShqip.com)