Lajme Shqip Thursday, 05 April 2012 12:48

Tiranë – Dëshmia e Viktor Gushit tmerroi shumëkënd për faktin se si tregonte për vrasjet, por edhe për faktin se policia e mori në pyetje në mënyrë banditeske. Por mësohet se prokuroria e ka rrëzuar dëshminë që ka thënë Gushi përpara policëve për shkelje procedurale.

Sipas Panorama, mësohet se prokuroria ka deklaruar se do e rimarrë në pyetje nga e para Viktor Gushin, pasi ashtu siç e kishte marrë në pyetje policia, rrezikohej që Gushi më vonë të rrëzonte pohimet e tij dhe dëshmia të mos i përdorej.

Organi i akuzës thotë se do të verifikohet e ballafaqohet çdo rast me provt që ndodhen në secilën dosje. Vetëm në rast se thëniet e Gushit kombinohen dhe dalin në harmoni me provat e tjera, akuza do mbështetet tek dëshmia e tij. Aktualisht prokuroria thotë se ka ngritur akuzë ndaj Viktor Gushit vetëm për vrasjen e arkëtares Leonora Kaloçi dhe ekzekutimin e argjendarit Rrapo Sinanaj.

Ndërkohë mësohet se policia ka urdhëruar që bankat të përdorin xhama të blinduar për të rritur masat e sigurisë.