Lajme Shqip Wednesday, 17 July 2013 12:26

Tiranë – Prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm për Ilir Xhakjan, i akuzuar për vrasjen e ish- komisarit të Shijakut, Adem Tahiri, më 13 shtator të vitit që shkoi, në fshatin Katund Sukth.

Në pretencën e vet, Prokuroria e cilëson Xhakjan si një person me rrezikshmëri të theksuar shoqërore dhe e akuzon atë për vrasje me dashje në rrethana cilësuese, plagosje me dashje të një shtetaseje, për kundërshtim të punonjësit të policisë dhe armëmbajtje pa leje, raporton Top Channel.

Vetë Ilir Xhakja nuk ka qenë i pranishëm në sallë gjatë seancës së sotme në momentin e leximit të pretencës nga ana e prokurorisë, ndërkohë që seanca e radhës, kur mbrojtja do të paraqesë argumentet e veta, është lënë për më 24 korrik.