Lajme Shqip Tuesday, 28 February 2012 18:05

Tiranë- Pas Ziver Veizit dhe Faik Myrtajt prokuroria ka mundur te zbuloje edhe autorin e vrasjes se protestuesit te trete, Hekuran Dedes.

Deda ishte një nga katër protestuesit, e qëlluar ne protestën e opozitës ne 21 janar te vitit te kaluar. Vizion Plus ka mundur te zbuloje se organi i prokurorisë, ka arritur përfundimisht ne konkluzionin se autori i vrasjes se këtij protestuesi është gardisti Agim Llupo, i cili ka rezultuar autor edhe i vrasjes se Ziver Veizit.

Hetuesit kane arritur ne këtë përfundim pas dëshmive te personave, qe ishin ne vendin e ngjarjes dhe pas zbardhjeve te pamjeve te shumta filmike, qe kane fiksuar edhe momentin e vrasjes se Dedes.

Burime nga organi i akuzës, thonë se shume shpejt Llupos, gardistit te vetëm qe ndodhet ne qeli, pritet ti komunikohet edhe akuza e re, ajo e vrasjes se Hekuran Dedes.

Por megjithëse prokuroria ka zbardhur vrasjen e Dedes, burimet bene me dije se ne listën e personave qe do te thirren për tu pyetur ne lidhje me vrasjen e Hekuran Dedes është edhe gardisti Fatos Skeja, si dhe tre vëllezërit e tij te cilët kane deklaruar se Skeja i ka ofruar para dhe fotografinë e vrasësit ne këmbim te pritjes se kryeministrit Berisha ne shtëpinë e tyre për vizite.

Tashme vëllezërit Deda kane bere një padi ne prokurori për gardistin Fatos Skeja ,me pretendimin se Skeja i ka ofruar para dhe foton e vrasësit te Hekuran Dedes, ne këmbim te pritjes se kryeministrit Berisha ne shtëpi.

Nga ana tjetër ne gjykatën e Tiranes po shqyrtohet edhe një padi për shpife qe vete Skeja ka bere ndaj vëllezërve te Hekuran Dedes, duke kërkuar edhe 5000 mije leke dëmshpërblim. Arben Mullaj është gjykatësi, i kësaj çështje, e cila ka zhvilluar dy seanca përgatitore por pa mundur te pajtoje palët./Vizon plus