Lajme Shqip Wednesday, 28 March 2012 10:00

Prizren-Pas vendimit të Komisionit për Planifikim Hapësinor për Projektligjin për Qendrën Historike të Prizrenit, shoqëria civile ka përgatitur lëndën që ta dërgojë atë në Gjykatën Kushtetuese.

Rrjeti i OJQ-ve të Prizrenit ka njoftuar të martën se nuk do të ndalet vetëm me kaq, por do të nisë edhe procedurën për shkarkimin e kryetarit të Komunës, Ramadan Muja, i cili vjen nga Partia Demokratike e Kosovës, raporton Telegrafi.

Një ditë më parë, gjatë shqyrtimit të Projektligjit për Qendrën Historike të Prizrenit në mbledhjen e Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, ishte i pranishëm edhe kryeministrin Hashim Thaçi dhe shefin e ICO-së, Pieter Faith.

Por, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, anëtar i këtij komisioni, në mënyrë demonstrative ka lëshuar mbledhjen e komisionit, pasi që ka vlerësuar se ky ligj është i ndikuar politikisht dhe bën instrumentalizimin e trashëgimisë në bazë nacionaliste.

Feith dhe Thaçi e kanë mohuar të kenë bërë presion me prezencën e tyre në komision, ndërsa kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka thënë se “është e drejtë e tyre (Feith dhe Thaçit) për t’i sqaruar çështjet e ndryshme me deputetët”.