Lajme Shqip Monday, 03 June 2013 15:12

Prishtinë – Kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi ka deklaruar se Kryesia ka pranuar Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës e Serbisë për norma;vizimin e marrëdhënieve. Ai pritet të propozohet në mbledhjen e Komisionit për legjislacion nga deputetët e PDK-së, e në rast të miratimit në komision, ky i fundit i rekomandon Kryesisë që Marrëveshja të shkojë për ratifikim në seancën e ardhshme të Kuvendit, raporton KTV. Ndërsa Krasniqi ka qenë më i butë kur ka folur për arrestimin e “Grupit të Drenicës”. I pyetur nga gazetarët për përcaktimin e masës së paraburgimit, kryeparlamentari ka thënë se po ngatërrohen dy çështje në këtë rast. Krasniqi ka theksuar se duhet bërë dallimi mes krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit. 
Ai nuk ka dashur të flasë shumë për këtë çështje, duke thënë se deklaratat e tij mund të ndikojnë në zgjatjen e masës së paraburgimit. Krasniqi ka thënë se drejtësia do të japë fjalën e vet dhe se ai beson në pafajësinë e bashkëlufetarëve të tij.