Lajme Shqip Friday, 12 July 2013 14:45

Prishtinë – Shumë profesorë të Universitetit Publik të Prishtinës “Hasan Prishtina” kanë më shumë të ardhura mujore se sa presidentja e kryeministri i Kosovës. Të ardhurat e tyre nuk përkufizohen vetëm më pagën, e cila arrin në rreth 1145 euro, mirëpo të hyra të konsiderueshme ata sigurojnë edhe nga përqindjet që i marrin nga studentët në afatet e provimeve.

Për çdo student që hyn në provim të lëndëve të ndryshme, profesorëve u shkojnë në xhirollogari nga 60 cent. Për 2000 studentë sa hyjnë mesatarisht në një provim tek një profesor, vetëm në një afat, sidomos në ato fakultetet ku ka numër më të madh të studentëve, në Fakultetin Juridik dhe atë Ekonomik, sipas burimeve të gazetës “Zëri”, një profesor merr 1200 euro honorar, nga 60 cent për secilin studentë, përpos pagës bazë.

Në këto fakultete ka raste kur numri i studentëve që hyn në provim tek një profesor shkon 3000 deri 4000. Paga e profesorit universitar shtohet për çdo afat provimi, që zyrtarisht duhet të jenë tri afate, afati i janarit, qershorit dhe shtator-tetor që njihet si afat i vjeshtës…