Lajme Shqip Monday, 04 March 2013 12:58

TIRANE – Kreu i qeverise, Sali Berisha duke folur ne Kuvendin e Shqiperise, pas akuzave te opozites per privatizimet ka deklaruar se parate e marra prej tyre duhen per investime dhe shnderrohen ne te mire direkte per qytetaret.

Ai ka keshilluar opoziten te punojne e te shqetesohen per qytetaret dhe jo per karrigen e kryetarit te tyre.

“Ne përvec se i përmbahemi parimit tonë, ne i privatizojmë se ne energji blejmë por rrugët e shtruara si blejmë dot, duhet ti shtrojmë vetë, se shkolla të reja nuk importojmë dot, na duhen para për të ndërtuar shkolla, se po ndërtojmë dhjetëra të tjera, por subvencionet për ullishtet, arrorët, nuk sjellim dot, na duhen para për ju, ne spitalet të reja nuk importojmë dot, na duhen para për to”- tha Berisha.

Sipas tij, maxhoranca e ka per ta dashur kete vend me probleme, por qe po i zgjidhen nje nga nje.

Ai ka thene se do te jete shume e afert dita qe kur kombet e tjera do paguajne me shume se sot shqiptaret, keta do te blejne energjine me kosto me te ulet qe ekziston, ate ujore.

“Nëse ne privatizojmë, ne privatizojmë që paratë e tyre t’i shndërrojmë në një të mirë të madhe, direkte për qytetarin shqiptar. Informoj shqiptarët se është politika e vendosur e kësaj qeverie, e cila ia doli në mënyrë të suksesshme të ndërmarrë, të hapë siparin e ndërtimeve më të mëdha hidro energjetike të vendit. Për 30 vjet me radhë, ujërat e vendit u derdhën në dete e liqene si të pavlerë, është 2007, viti që shënoi kthesën vendimtare në drejtim të potencialit ujor të madh të vendit”- tha ai.

Brace: Kuvendi, lavatrice e Berishes. Po shet HEC, si te jene domate

Debate ne Kuvendin e Shqiperise per projektligjin per privatizimin e kater HEC-eve, të Bistricës, Bistrica 1, Ulzës dhe Shkopetit.

Deputeti i PS-se, Erjon Braçe ka akuzuar qeverine dhe kryeministrin per kete privatizim te paligjshem, ne dem te vendit dhe ne interes te Berishes.

Sipas Braces, ky privatizim i radhes thellon krizën e sektorit vecanërisht KESh-it.

“Këtu ka ndodhur gjithçka, privatizimi i personalizuar,i paligjshëm, privatizim nën cmim, aplikuar në cdo rast, privatizimi me garante të forta për blerësin, të gjitha të kryera nga qeveria e Berishës. Kuvendi që shihni sot nuk di gjë, nuk ka marrë pjesë në proces, 80% e deputetëve nuk e njohin marrëveshjen që do të votojnë sot, Kuvendi është kthyer në lavatrice që lan e shplan marrëveshje të korruptuara në shitje të atdheut”- tha Brace.

Sipas tij, paratë bëjnë çudira në vend, që e kanë zhbërë kryeministrin në një pazarçi.

“Ministria sapo tha se ky ishte absurd, kush ishte ministri para jush, kryeministri i vendit? Si mund të thoni këtë për kryeministrin e vendit. Nuk është absurd, por standard. Privatizimi nën çmin, kryeministri po privatizon për të përfituar jo për të dalë nga kriza. 2 muaj më parë kryeministri i detyroi shitjen e Lana Bregasit, tek një kompani private. Tani po shet vetëm për 1.4 milionë euro për megavat. Rrezikohet me 3 herë rritja e çmimit të energjisë. Ky injorant kujton se po shet domate me shumicë. Unë dua ta pyes kush po i merr 100 milionë euro kryeministër”, tha Brace.

 

Haxhinasto: Proces transparent

Ministri i METE-s, Haxhinasto ka deklaruar se akuzat e opozites nuk qendrojne, pasi procedura e ndjekur per privatizimin eshte ne perputhje te plote me ligjin.

“Do përgjigjem për shumë të pavërteta që u thanë. Së pari sot diskutojmë për ratifikimin e një procesi, jo për vet ligjin për të privatizuar pasi ai ka 2 vjet që ka kaluar. Së dyti sa u takojnë dokumentave të politikave të privatizimit. Është edhe në strategjinë e PS ku thuhet qartë se pas privatizimit të sektorit të energjisë elektrike do kalohet në liberalizimin e sistemit”- tha ai.

Sipas ministrit, kjo  është vazhdimësi e qartë e politikave të filluara prej opozites dhe është në vijim të privatizimeve në vitin 200-2005 ku u dhanë
koncesion 31 HEC dhe u shitën 15.

“Pse është e nevojshme. I nevojitet buxhetit të shtetit, që është i gjithë shqiptarëve, dhe nga privatizimet përfitojnë gjithë shqiptarët për shkolla spitale rrugë etj.,  Nga pikëpamja strategjike rëndësia e këtyre HEC-eve ka rënë, pasi po ndërtohen shumë të tjera, me kapacitet shumë më të larta. Sa i takon çmimit që ju flisni, ai është mbi mesataren e shitjes së HEC të ngjashme. Çmimi mesatar është 1.4 milion euro për megavat. Sa i takon transparencës, është krejtësisht e plotë. Sa i takon punësimit është pjesë e marrëveshjes, që i gjithë detyrimi për të mbajtur në punë punëtorët është pjesë e saj”, tha Haxhinasto.

Deputeti i PS-se, Arben Ahmetaj, duke folur kunder ketij privatizimi ka deklaruar se ky privatizim eshte ne vijimin te atyre qe qeveria i ben ne kudnershtim me interesin e shqiptareve, ceshtje qe sipas tij do te marre zgjidhje menjehere pas zgjedhjeve te 23 qershorit.

Seanca e sotme ka nje sere projektligjesh te tjere krahas miratimit te privatizimit te 4 HEC-eve, të Bistricës, Bistrica 1, Ulzës dhe Shkopetit; ai i referendumit per tre ligjet e integrimit, Llotaria Komebtare etj.

Ne kete seance priten debate mes paleve, pasi opozita ka kundershtuar ashper privatizimin e HEC-eve, duke thene se do votoje kunder. Sipas saj, qeveria po shpejton te privatizoje gjithca para zgjedhjeve, ne dem te interesit te shqiptareve.

Nje seance me pare, opozita kerkoi heqjen nga kalendari të ligjit për privatizimin e katër HEC-eve, por me shumicen e maxhorances kerkesa u rrezua dhe kalendari i punimeve gjeti miratim.

Kontratat për blerjen e aksioneve të shoqërive “HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2” sha dhe “HEC Ulëz Shkopet” sha u nënshkruan më 11 shkurt 2013 nga METE dhe kandidatit fitues shoqëria “Kurum International”.

Kontratat u nënshkruan në zbatim të vendimit të qeverisë të datës 09 janar 2013, ku ofertat e shoqërisë “Kurum International” u kualifikuan si fituese për blerjen e 100 për qind të aksioneve të 4 HEC-eve.

Ndërkohë dy çështje të cilat pritet të shkaktojë debate në Kuvend është edhe ligji për llotarinë kombëtare dhe “Për mediat audiovizive” për të cilat opozita tashmë ka deklaruar votën kundër.(LajmeShqip.com)